10:40 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Si të tregoheni më inteligjent kur flisni…

Me siguri keni dëgjuar dikë të flisni, dhe truri juaj menjëherë ka bërë lidhjen e personit në fjalë me inteligjencën, edukimin dhe pasurinë.

Por a mund të tregohemi më inteligjent kur flasim se sa që jemi në të vërtetë?

Kur është puna për t’u treguar më të mençur, mënyra se si flisni është më superior së mënyra e të shkruarit pasi që tregon më shumë: emocione, mendimet, tonin e zërit. Pra në pak fjalë nuk është edhe aq me rëndësi se çfarë thua se sa që është mënyra se si e thua atë.

Lexoni disa nga këshillat që duhet ti dini për tu paraqitur më inteligjent:

1. Punoni në qëndrimin tuaj;

Dituria është më shumë se fjalët që dalin nga goja juaj. Qëndrimi drejtë prezenton një imazh pozitiv dhe tregon që ju jeni të sigurt dhe keni besim në vete.

2. Mos përdor fjalë që nuk i di askush;

Kur përdorni fjalë “inteligjente” pa qenë në dijeni se çfarë kuptimi kanë, do t’i vëni dëgjuesit tuaj në gjumë.

3. Flisni me zë të lartë por të relaksuar;

Projektimi i zërit tuaj merr kohë dhe praktikë, por kur flisni me një ton më të lartë atëherë ju do të tregoni se keni besim në vete. Asesi mos bërtisni!

4. Dëgjo zërin tuaj;

Duke dëgjuar zërin tuaj me kujdes ju do të vëreni të metat kështu duke e përmirësuar në të ardhmen.

5. Mos ndërhyj nëse nuk keni gjë për të shtuar;

Nëse keni pak njohuri në një fushë të caktuar p.sh: Fizikë, atëherë asnjëherë mos ndërhyni, pasi që do të dukeni thjesht një injorant. Përpiquni t’iu përshtateni fushës suaj.