08:25 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Si të visheni gjatë vjeshtës, inspiruar nga vajzat e famshme

Stina e vjeshtës tashmë ka filluar edhe zyrtarisht, çka nënkupton që ka ardhë koha që sandalet me rripa, pantollonat e shkurtra dhe fustanet plot lule t’i zëvendësoni me pulovrat e rehatshme, çizmet cool dhe palltot klasike.

Por, si t’i kombinojmë rrobat gjatë stinës së vjeshtës që të dukemi bukur dhe të jemi në trend për ditët e punës, kur dilni për një pije në mbrëmje apo edhe në një ngjarje më të veçantë?

Thjesht merrni këshilla nga ata që këtë punë e bëjnë më së miri – yjet.

Në fotografitë e mëposhtme mund të inspiroheni se si të visheni me stil gjatë stinës së vjeshtës – ndonëse, disa nga rrobat e tyre mund të jenë me çmime që s’i përballojmë dot.

Por, mos harroni gjithmonë mund të gjeni diçka të ngjashme dhe ndoshta edhe më të bukur– me një çmim shumë më të arsyeshëm.