17:01 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Si të visheni nga e hëna në të shtunë, 6 kombinimet më të mira

Prej disa javësh larmisë së materialeve dhe artikujve që gjeni në Living , i është bashkuar një rubrikë e re të cilën e kemi pagëzuar me emrin ‘’Santa’s Style’’. Editorja jonë e modës Santana Çomora sjell çdo javë për lexuesit e Living shembuj reale të trendeve më në zë të momentit, duke i përshtatur ato me përditshmërinë e gjithësecilës prej ne. Në shkrimin e sotëm kemi përmbledhur 6 prej kombinimeve më të mira të këtyre javëve. Urojmë t’i pëlqeni dhe të frymëzoheni nga sugjerimet e Santës për javën në vazhdim.

 E HËNË- WHEN IN DOUBT WEAR RED!!

Kur jeni në dyshim, vishni të kuqe! Kjo ngjyrë nuk duhet të mungojë në garderobën e asnjë femre, e nëse mendoni se nuk ju shkon, thjesht nuk keni gjetur nuancën tuaj. Emocionalisht është ngjyra më intensive dhe do të mjaftonte një detaj apo një aksesor në këtë ngjyrë për të përcjellë të gjithë energjinë pozitive tek ju! Janë mëngët e gjata, ato që e bëjnë këtë fustani të bardhe me lulekuqe të pershtatshem per këtë kohë . Paksa retro, me nje fjongo e cila i shton edhe më shumë doza feminiliteti , duket se ky fustani është i duhuri per ta nisur te henen plot dritë e jete. I kollajshem per t’u kombinuar si me kepuce te zeza, por edhe me balerina, qofte te kuqe, te bardha apo te zeza

ehenje 1


E MARTË – FUSTAN I GJATË

Kur flasim për fustanet e gjatë, shumë prej nesh mund të sjellin ndërmend prerjen e drejtë! POR nuk ka pse të jetë vetëm e tillë! Duke patur aq shumë copë, përse të mos luajmë! Prerjet asimetrike rrinë gjithnjë shumë mirë në çfarëdo lloj trupi, pasi mbulojnë defektet e këtij të fundit. Materiali i mëndafshtë dhe dizajni shumëngjyrësh e bën këtë fustan jo vetëm të veçantë, por edhe të përshtatshëm për raste të ndryshme. Megjithatë Santa zgjodhi ta vishte me një palë sandale të sheshta dhe një xhaketë xhins duke qenë se e fotografuam në zyrë.

eamter


E MËRKURË – JUMPSIT

Të rafinuara dhe chic, jumpsuit-et janë zgjidhja ideale jo vetëm për të përditshmen tuaj por edhe për ceremoni e festa të tjera elegante Sipas rastit, ka modele sportive, elegante e casual-chic dhe këtë jumpsuit në ngjyrë pjeshke Santa e vesh si në zyrë ashtu edhe jasht saj. Janë aksesorët ata që ngrenë një outfit dhe Santa ka vendosur ta plotësojë pamjen e saj me një palë vathë ” statement”. Sandalet me rripa me takë të ulët janë të përshtatshme për pjesën e parë të ditës, por në mbrëmje mund të kombinohet fare mirë me taka të larta.

we


E ENJTE – STREÇE LËKURE

Të enjten Santa zgjodhi streçet e lëkurës. Këto të fundit duket se janë një must në garderobën e një femre, por nëse nuk dini t’i kombinoni rrezikoni të gaboni. Sekreti qëndron tek veshja e sipërme që zgjidhni. Nuk duhet të jetë pas trupi, por e gjerë. Vetëm në këtë mënyrë do të dukeni e veshur thjeshtë dhe jo e ekzagjeruar (të paktën për punë). Bluza e Santës është në materialin e plumbarit, rri e fryrë dhe ajo e ka kombinuar me një palë sandale të rehatshme me gurë.

eenjtjee


E PREMTE – GINGHAM STYLE

Coha Gingham thuhet se e ka origjinën nga një qytet i Britanisë në Guingamp, por pas filmit ”Magjistari i Ozit” kjo copë u komercializua dhe veshi miliona femra në botë! Santa u frymëzua pikerisht nga ky stil për të ardhur të premten në punë si një çupëlinë! Fjongoja e lidhur në flokë, çanta e kuqe dhe qendismat e fustanit mbi gju ishin detajet që plotësonin më së miri këtë!

eprmer

E SHTUNË – STREÇE DHE HOODIE

E shtuna në punë = të sheshta, bluzë me kapuç, fustane të lirshëm e gjithçka tjetër që lidhet me rehatinë. (Sigurisht nëse vendi i punës jua lejon). Santa zgjodhi një bluzë të gjatë me kapuç për ditën e premte të cilën e kombinoi me një palë mokasini me pellush. Nëse e vini re trëndafili i këpucëve është i ngjashëm me atë të bluzës, kjo sepse kjo e fundit është bërë me porosi. Santa e ka personalizuar me shkronjën e parë të emrit të saj dhe me trëndafilat në ngjyrë rozë. .. Ja pra që streçet nuk vishen vetëm në palestër.

eprmekte