09:13 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Si t’i bëjmë atletet të shkëlqejnë për 5 minuta!

Pranvera erdhi dhe dalëngadalë çizmet e dimrit do të rikthehen në dollap për t’ua lënë vendin atleteve. Ato të bardhat, që bleve para ca kohësh dhe mezi pret t’i veshësh! Për hir të së vërtetës, çfarë i bën të duken edhe më të bukura atletet tona është pastërtia.

Një atlete e pastër ndryshon komplet nga ajo e zhytura në pluhur!

E dimë që e dini këtë. Dimë gjithashtu që doni gjithmonë atlete akull të pastra, por ja që ndonjëherë nxitojmë dhe…

1. Merrni atletet, shkoni në banjë dhe nxirrni pastën e dhëmbëve.

Me një furçë të vjetër, filloni të pastroni atletet aty ku e kanë humbur shkëlqimin. Pastën e dhëmbëve, e mira është ta miksoni me pak sheqer dhe gjithë pisllëku do të zhduket si me magji!

2. Jo lavatriçe!

Kujdes! Jo të gjitha atletet mund t’i fusni në lavatriçe. Shumë prej tyre dëmtohen dhe ndryshojnë komplet formën ose ngjyrën…

3. Sekreti qëndron tek lidhëset.

Më shumë se sa me pjesën e jashtme, bëni mirë të merreni me pastrimin e lidhëseve.  Lidhëset e pastra i bëjnë atletet të duken si të blera sot. Nëse i neglizhoni, bardhësia s’do të jetë ajo që keni në mendje.

4. Ujë dhe sapun

Merrni një sapun, ujë të bollshëm dhe nisni të shkumoni. Në vend të leckës apo ndonjë furçe, merrni një letër të fortë (jo gazetë) dhe nisni larjen. Kështu forma dhe çdo gjë tjetër do të jenë njësoj.

5. Mbajini me kujdes!

Siç e dini- parandalimi është më mirë se kurimi- kështu që nëse doni atlete xixë të bardha, tregohuni të dashura me to.

Kujdes ku shkelni dhe mos i ekspozoni shumë në diell pasi mund të zverdhën shpejt.