23:20 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Si ti hiqni qafe puçrrat në gjoks?

Aknet mund të shfaqen kudo në trup, duke përfshirë edhe gjinjtë. Puçrrat apo aknet janë të prirura të jenë të padëmshme, por ato dinë të jenë të bezdisshme ose të turpshme.

Në këtë artikull do të flasim rreth puçrrave që shfaqen në gjoks dhe mënyrën se si ti largoni ato.

Aknet shfaqen atëherë kur poret në lëkurë bllokohen. Qelizat e lëkurës së vdekur mund të bllokohen në pore dhe prania e papastërtisë, vajit dhe baktereve mund ti përkeqësoj aknet.

Është e zakonshme që vaji i tepërt dhe bakteret të bllokojnë poret, përfshi edhe ato në gjoks, transmeton Indeksonline.

Stresi, dietat e caktuara, ndryshimet hormonale, ilaçet e caktuara, gjithashtu mund të jenë shkaktarë të akneve kudo në trup, përfshi ato në gjoks.

Si ti hiqni qafe?

Një higjienë konstante e trupit është hapi I parë që duhet ta bëni. Heqja e grimit para gjumit është një domosdoshmëri. Për shkak të fjetjes pa pastruar fytyrën nga grimi, puçrrat mund të shfaqen jo vetëm në fytyrë por edhe në trup. Përdorni kremra apo produkte për fytyrë dhe trup vetëm me rekomandimin e dermatologut tuaj./Indeksonline/