15:48 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Si t’i keni flokët e bukura dhe plot shkëlqim, si kinezet? (Foto)

Të gjithë u kanë lakmi grave kineze për lëkurën e tyre të përsosur dhe flokët e shëndetshëm, plot shkëlqim.

Sekreti i flokëve të tyre të gjata dhe të shëndetshme rrjedh nga fshati i lashtë kinez Huangluo.

I njohur si “Fshati i njerëzve me flokë të gjatë”, gratë Yao janë të famshme për flokët e tyre të gjata, të shëndetshme dhe me shumë shkëlqim.

Shumica e grave në këtë zonë kanë flokë më të gjata se 1.4 metra!

Më poshtë po ndajmë me ju sekretin për flokët e tyre si të Rapunzelit – uji i fermentuar i orizit.

Që nga kohërat e lashta, gratë Yao, ashtu si princeshat dhe perandoreshat e Kinës, kanë përdorur ujin që e kanë përgatitur orizin për të larë flokët.

Për gratë Yao, flokët e tyre të gjata dhe me shkëlqim janë pasuria më e çmuar e tyre, duke simbolizuar jetëgjatësinë, begatinë, pasurinë dhe fatin e mirë.

Gratë Yao konsideronin që flokët e tyre ishin të shenjta dhe nuk lejonin askënd që t’i prekte e as t’i shihte, përveç burrave dhe fëmijëve të tyre.

LONGJI, CHINA – MAY 06, 2009: Unidentified women brush and style hair in Longji, China. Women of Red Yao people living in Longji Yao village circa Guilin, China have one of the longest hair in the world.

Si ta përgatisni këtë porcion magjik?

Shpëlani një filxhan oriz për ta pastruar atë.

Vendoseni orizin në një tas me ujë për 15 minuta dhe përzieni herë pas here.

Kullojeni ujin e orizit në një enë.

Lëreni në temperaturën e dhomës për një ditë ose dy derisa të fillojë të fermentohet (thartohet).

Zieni atë dhe më pas, lëreni që të ftohet.

Nëse dëshironi, ju mund të shtoni disa pika vaj livande ose rozmarine.

Përdoreni këtë ujë si shampo duke e masazhuar lehtësisht në kokën tuaj. Shpëlani më pas flokët.

Si funksionon kjo metodë?