09:17 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Si t’i rrisim flokët në mënyrë sa më të shpejtë?

Kohëve të fundit, flokët e shumë prej nesh janë të dëmtuara nga faktorë të ndryshëm.

Por ne kemi një lajm të mirë. Ekziston një metodë krejt natyrale që ju mundëson të keni flokë më të gjatë dhe më të shëndetshme në mënyrë shumë të shpejtë.

Përdorni maskën me vaj kokosi, vaj ulliri dhe kapsula të vitaminës E që të arrini rezultatet e dëshiruara.

Merrni një enë dhe vendosni dy lugë të vajit të kokosit. Më pas, shtoni dy lugë vaj ulliri dhe katër kapsula të vitaminës E.

Përzieni mirë e mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas, vendoseni maskën në rrënjët e flokut dhe mbajeni gjatë gjithë natës. Në mëngjes pastroni flokët si zakonisht.

Që të keni rezultate më të shpejta dhe më efektive përdorni këtë metodë disa herë në javë!

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë shiheni në videon e mëposhtme.