17:35 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Si t’i thajmë flokët dhe të bëjmë onde pa i dëmtuar ato

Si fillim, mos harroni të:

– Përdorni balsam për flokët

Përveç butësisë që i jep flokut dhe faktit që jua lehtëson disi procesin e krehjes, balsami i flokëve bën që floku ta “përthithë” më mirë ujin, duke e tharë më shpejt.

– Mblidhni flokët në përfundim të dushit

Në fund të dushit, mblidhni flokët dhe shtrëngojini për të larguar të gjithë ujin e tepërt.

Disa mënyra për t’i tharë flokët pa i dëmtuar:

1. Përdorni një bluzë të madhe pambuku

Pas dushit largoni dhe njëherë ujin e tepët me një peshqir. Më pas, merrni një bluzë (të bardhë) pambuku dhe në gjerësinë e bluzës vendosni flokët, mbështilini dhe lërini të thahen.

2. Nëse përdorni tharëse: fokusohuni tek rrënjët

Për të mos djegur majat e flokëve, sigurohuni ta vendosni tharësen më shumë në zonën e rrënjës. Përveç faktit që floku do dëmtohet më pak, duke tharë si fillim vetëm rrënjën edhe pjesa tjetër do të thahet rrjedhimisht më shpejt. Kujdes: mos përdorni një nivel shumë të lartë nxehtësie.

3. Lëreni të thahet

Kjo këshillë është e vlefshme nëse jeni në pranverë/verë dhe pas dushit, do qëndroni në shtëpi. Largoni ujin e tepërt, më pas lëreni flokun e lëshuar ose të kapur shumë lehtë deri sa t’ju thahet vetë.

2 mënyra të shpejta, për flokë kaçurrela/me onde:

– Mbështillni flokët rreth rripit të një rob de chambre apo një litari çfarëdo, si Negin:

View this post on Instagram

Heatless bathrobe curls. What do you think? ?

A post shared by Negin Mirsalehi (@negin_mirsalehi) on

-Bëni dy ose më shumë gërsheta në flokë të lagur osë të sapokrehur dhe hiqini ditën tjetër. Nëse doni onde më të mëdha bëni 1-2 gërsheta të mëdhaja, nëse doni flokë me kaçurrela më të vogla, bëni më shumë gërsheta.