14:39 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Si trajtohen të prekurit me koronavirus?

Njerëzit që konfirmuan që po trajtohen në spital për koronavirusin, por çfarë lloj trajtimi po marrin dhe sa është efektiv? Çfare është ky virus?

Virusi, i quajtur deri tani 2019-nCoV, ka vrarë 170 njerëz në Kinë dhe infektoi më shumë se 7.000 veta. Ai është përhapur edhe në 16 vende të tjera. Simptomat që vijnë për këtë virus janë infeksione të zakonshme të cilat shkaktojnë ethe të ftohta, kollitje dhe probleme të frymëmarrjes.

Njerëzit që marrin këtë virus të ri do të vuajnë vetëm simptoma të buta dhe shumica pritet të bëjnë një shërim të plotë. Por si sarsi (gjithashtu një koronavirus), ky duket se paraqet një rrezik të veçantë për njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje paraekzistuese. Për këtë virus nuk ka kurë dhe shërim të njëjtë sikur për viruset e zakonshme. Ata që pranohen në spital u jepet trajtim për simptomat e tyre ndërsa sistemet e tyre imune përpiqen të luftojnë virusin.

Shtrimi, gjithashtu shërben për të izoluar pacientët dhe për të ndaluar përhapjen e virusit, thotë prof Jonathan Ball, një virolog në Universitetin e Nottinghamit. Në raste të rënda, virusi mund të shkaktojë pneumoni – një inflamacion i mushkërive. Në ato raste frymëmarrja mund të ketë nevojë të mbështetet, thotë prof Ball. Pacientëve u jepet oksigjen dhe në rastet më të këqija mund të vendosen në një ventilator. Rreth një në katër raste mendohet të jetë i rëndë.

“Nëse një pacient ka vështirësi në frymëmarrje, atyre ju jepet oksigjen. Nëse është presion në organe, ata do të përpiqen të mbështesin trupin në zbutjen e këtij presioni”, thotë prof Ball. Në raste më të buta, pacientët që përpiqen të mbajnë presionin e gjakut mund t’u jepet një pikim intravenoz.

Lëngjet mund të jepen edhe në rastet e diarresë, dhe ibuprofen është gjithashtu i disponueshëm për qetësimin e dhimbjes. Zhang Dingyu, drejtuesi i Spitalit Wuhan Jinyintan, i tha transmetuesit shtetëror të Kinës CCTV se pacientët që do të shëroheshin atje ishin “në gjendje të mirë”.