Si u frikësuan terroristët serbë kur e panë dronin e Policisë së Kosovës, publikohen pamjet e ikjes së tyre

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje të grupit terrorist në Banjskë, ku siç thotë ministri, aty shihet edhe nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq.
Sipas pamjeve të regjistruara me dron, shihet Radojçiq duke komunikuar me radio lidhje me pjesën e tjetër të grupit të armatosur, transmeton IndeksOnline.
Në një moment kur grupi i armatosur sheh dronin e policisë së Kosovës duke i filmuar, ata me shpejtësi ikin dhe futen brenda shtëpisë në Banjskë.
Shikoni reagimin e tyre: