08:27 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Si u shmang përplasja Halimi – Challandes?

Mesfushori Besar Halimi pas ndeshjes Kosovë – Bullgari ishte shumë i frustëruar. Ai erdhi në drejtim të trajnerit Bernard Challandes duke bërtitur dhe shprehur pakënaqësi.

Por në ato momente vrapoi portieri Samir Ujkani i cili e tërhoqi Halimin, më pas erdhën edhe disa futbollistë tjerë të cilët u munduan ta qetësonin 24 vjeçarin.

Pas ndeshjes, trajneri Bernard Challandes është pyetur rreth kësaj çështje.

“Nuk e di çfarë ndodhi. Ndoshta Halimi nuk ishte i kënaqur që nuk ka luajtur nga fillimi” deklaroi Challandes. /Indeksonline/