Si u takua me UDB-ashët dhe gjyqtarin në liri?, rrëfen ish e burgosura politike Hidajete Kelmendi
Ish e burgosura politike, Hidajete Kelmendi ka rrëfyr disa momente se si ishte takuar me disa nga UDB-ashët që e kishin torturuar pas vuajtjes së dënimit prej tre vite e gjysmë.
Pas vuajtjes së dënimit, me rastin e lajmrimit në “sup” [polici] në Pejë, ajo ka thënë se ishte takuar me Demë Mujën, i cili e ka “këshillua” se si duhet të sillet në liri, por se e njëjta i kishte thënë “unë e kam vuajtur dëminin” çka janë këto fjalë tani.
Ajo ka thënë se ishte përcjellë edhe për “shumë kohë” nga UDB-ja madje deri në fshat e në autobus dhe se e dinte se po përcillej.
Kelmendi ka thënë se udbashët i kishte rastisur edhe në rrugë pas burgut, vite më vonë, për të cilët ajo thotë se mllefi ndaj tyre është shumë i madh.
Madje pas luftës, ajo kishte takuar edhe gjyqtarin i cili e kishte dënuar atë me mbi tre vite burgim.
“Jakup Llonçarin e kom taku edhe Malushin vetëm në rrugë e kam parë… Ukë Muçën gjyqtarin e kam parë në Istog… i thash burrit du me u çu me i thënë a po më njeh, ka qenë kjo pas luftës… por e lashë, ia ktheva shpinën”.
“Është edhe Mehmet Loci, e kam taku gjatë torturave, por te unë veç ka hy dhe ka dalë, se krejtve nuk ua kemi ditë emrat… nuk e kam taku pas luftës as nuk e njoh,” ka rrëfyer ndër të tjera ish-e burgosura politike, Hidajete Kelmendi.
Ajo ka treguar edhe për gjykimin e saj i cili ishte zhvilluar në vitin 1985.
“Me 28-29 dhe 30 maj 1985 kemi pasë gjykimin çdo ditë na kanë pru në Pejë në Gjykatën e Qarkut.”
Kelmendi thotë se megjithëse ishin të përcjellur nga gardianët gjatë gjithë kohës, prap gjenin mënyra për të kontaktuar me shoqërinë.
“Ne e kemi gjetë mënyrën me kontaktu, me një kollitje me dy me disa të trokitme… Kemi qenë të organizume, kemi lyp kpuca të zeza kësmisha të bardha, funda të zi, kur na kanë marrë janë çudit si kemi garderobë të njejtë e skanë mujt me nxënë ata.. Se ne kemi fillu iu kam thënë në vizitë prindërve me mi sjellë këto, po ashtu edhe tjerat njejtë, janë tmeru ata si e kemi bërë organizimin,” rrëfej Kelmendi.
Ndërsa gjykatës Kelmendi thotë se ishte Ukë Muçaj, ajo thotë se u dënua me 3 vite e gjysmë burgim, por avokat personal nuk kishte pranuar të merte.
“Na dënuan 3 vjet e gjysmë, me 27-28 i kanë ndëgju këto deklaratat tona dhe me 30 na dhanë dënimin, nuk kam pasë avokat personal, vetëm të shtetit, ka qenë Abdurahim Mulla i Pejës, prindi ka dashtë me marë Mustafë Radoniqin, më ka vizitu në burg, i kam thënë nuk dua avokat, jam avokat vet.
Ishe burgosura politike Hidajete Kelmendi ka treguar se, “Robert Rasaj u dënu me 8 vite, Have Shala me 7, Zyrafete Muriqi me 5.6, Myrvete Dreshaj me 5 vjet, Avni Haxhaj me 4 e gjysmë, unë me 3 e gjysmë, Zoge dhe Safete Krasniqi me 3 vjet, Emine Abazi u liru se nuk ka pasë prova për të, ka qenë 16-vjeçare.”
E pas shqiptimit të dënimit dhunë nuk kishin ushtruar më mbi ta.
“Pasi që u shqiptua dënimi nuk ka vazhdu dhuna, edhe dy jave kemi qëndru në Mitrovicë, aty disa gardiene të them dorë e zgjatur e Serbisë janë mundu me u sjellë pak më keq me neve, një Fevzie Ajvazi mos gabofsha… Njëfarë Minire më duket mbiemrin Bunjaku, ajo ka qenë e mirë, dhe njëfarë Vera, serbe dhe Olivera që janë sjellë pak më rreptë me neve, 2 javë aty e pastaj në burgun e Lipjanit.”
Teksa në emocione rrëfen se edhe pas lirimit nga burgu, ajo kishte qenë për një kohë e përcjellur nga UDB-ashët.