12:21 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Si vdiq një grua, e sulmuar nga qentë, në Zvicër?

Një grua 45-vjeçare u gjet e vdekur brenda një Qendre për trajnimin e qenve në Auboranges, në kantonin e Fribourg të martën.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, policia tha se qeni së pari kishte bllokuar oficerët dhe të tjerët për t’iu afruar gruas dhe më pas e kishte sulmuar dhe mbytur një oficere policie para se të pushkatohej ai nga partneri i saj, përcjell albinfo.ch.

Autoritetet fillimisht ishin në mëdyshje të spekulonin shkakun e vdekjes, por të premten ata njoftuan se autopsia kishte treguar se ajo kishte pësuar plagë të shumta serioze në krah.

“Gjetjet fillestare të autopsisë tregojnë se ajo u sulmua për vdekje për shkak të plagëve të shumta të rënda në gjymtyrët e saj të sipërme. Këto plagë u shkaktuan nga qeni”, tha Zyra e prokurorit e Friborg-ut në deklaratën e së premtes.

Hetimet po vijojnë për rrethanat e sulmit