20:45 / E Martë, 14 Shtator 2021 / AR

Sibel Halimi kandidatja për kryetare të Ferizajt, në mbështetje të bizneseve që udhëhiqen nga gratë

Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga radhët e LDK-së, Sibel Halimi sot për vizitë ishte në biznesin i cili ka të punësuara 40 gra.

Halimi gjatë gjithë kohës fokusin e saj e ka pasur në mbështetjen e bizneseve ku udhëhiqen nga gratë dhe bizneset të cilat punësojnë gra.

Postimi i plotë i saj:

“Kënaqësi e madhe kur sheh gra të cilat udhëheqin me biznese të suksesshme!

Gjatë vizitës në shtëpinë e ëmbëlsirave “Vlera”, takova gra të cilat me punën që bëjnë, mbajnë familjet e shkollojnë fëmijët. Përkushtimi i tyre në këtë industri ka bërë që kjo kompani t’i ketë mbi 40 të punësuara”.