12:32 / E Martë, 20 Shkurt 2024 / S Z

Sibel Halimi merr pozitën e drejtoreshës në Komunën e Prishtinës

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi nga sot ka marrë një pozitë të re. Halimi është emëruar drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës Përparim Rama. Rama ka thënë se Halimi ka marrë detyrën e re, për ta vazhduar misionin, për një kryeqytet me jetë të pasur kulturore e artistike.

“Me shumë kënaqësi e përgjegjësi Sibeli, e ka marrë detyrën e re për ta vazhduar misionin tonë për një kryeqytet me jetë të pasur kulturore e artistike. Jam i bindur se përvoja dhe përkushtimi i saj do të nxjerrin në pah potencialin e madh dhe pasurinë e shpirtit artistik të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.