15:01 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / Gj. Sh

Sigal Prishtina përforcohet me Alo-Qendrën Amerikane 206 cm

Sigal Prishtina është përforcuar me Alo-Qendrën amerikane, Shaheed Davis.

Davis është 26-vjeçar dhe ka një gjatësi prej 206 cm, shkruan IndeksOnline.

Ai vjen te skuadra nga kryeqyteti pas përvojës në liga të ndryshme si në Itali, Izrael, Hungari, Greqi, Qipro, Ukrainë dhe Bullgari.

Davis në sezonin e kaluar ka luajtur për dy skuadra, për Anothorsisin qipriot dhe Lavrion greke ku ka regjistruar mesatare prej 13.8 pikëve dhe 4.7 kërcime për ndeshje./IndeksOnline/