12:19 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Siguri maksimale, të gjitha rrugët e Prishtinës të liruara për ardhjen e Borellit

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, do të vizitojë sot Kosovën.

Nënkryetari i Komisioni Evropian, Borell, do të vizitojë Kosovën, ndërsa si tema kryesore të diskutimit me përfaqësuesit shtetërorë kosovarë janë zhvillimi i dialogut Kosovë-Serbi si edhe normalizimi i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Për të pritur zyrtarin e BE-së, në Prishtinë janë shtuar masat e sigurisë, raporton Indeksonline.

Të gjitha rrugët e kryeqytetit janë liruar, në mënyrë që ardhja e tij të jetë sa më e lehtë dhe e sigurt.

Institucionet po përkujdesen që siguria të jetë në nivelin e duhur dhe që kjo vizitë të shkojë siç duhet deri në fund.

Borelli pas pak pritet të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi më pas me përfaqësuesit partiakë. Ai do të realizojë një vizitë edhe te termocentrali “Kosova B” dhe Prizrenin./Indeksonline/