14:28 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / B O

Siguri tepër e lartë për derbin Roma-Lazio

Plani i sigurisë për derbin lokal Roma-Lazio që zhvillohet nesër është gati.

Sipas asaj që është mësuar, masat do të fillojnë që nga sot me kontrolle në qendrën historike të kryeqytetit, ku marrin pjesë tifozët e të dyja skuadrave.

‘CorriereDelloSport’ raporton se të do jenë rreth një mijë agjentë të zbatimit të ligjit, të punësuar për të siguruar siguri në derbin e zjarrtë që zhvillohet nesër nga ora 18:00.

Tifozët e të dy skuadrave do të vijnë në stadium nga anët e kundërta: Ura Milvio dhe sheshi Clodio. /IndeksOnline/