Siguria e Kurtit/Mbrojtja e afërt e pajisur me çanta antiplumb
Ka disa ditë që është rritur siguria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Pjesëtarët e sigurimit tani me veti po bartin çanta të zeza të cilat shndërrohen në antiplumb, raporton IndeksOnline.
Kryeministri Kurti vazhdimisht po shoqërohet nga mbrojtja e afërt të cilët në numër janë njëjtë si në të kaluarën, mirëpo tani ata po bartin pajisje speciale për të siguruar jetën e Kurtit në rast të ndonjë sulmi të mundshëm.
Rikujtojmë se Kurti së fundi ka pranuar kërcënime nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, mirëpo deri tani nuk dihet se kush qëndron prapa kësaj organizate./IndeksOnline/