17:34 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Siguria e lartë në Zvicër, polici e ‘rrezikon’ veten për shkak të presidentit të SHBA-së (Video)

Forumi Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës ka mbledhur pothuajse gjithë liderët e fuqishëm botëror. Në mesin e tyre është edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald  Trump.

Në ngjarje jo e zakontë ka ndodhur me të arritur i pari i SHBA-së në Davos. Një oficer policie për pak sa nuk e pësoi kur tentoi ta ndalojë një makinë e cila ishte para eskortës së Trumpit, transmeton Indeksonline

Në videon më poshtë e shihni se si BMW-ja në vend të frenimit, ajo jep gaz në drejtim të zyrtarit policor.

Vendi ku po qëndrojnë liderët botëror monitorohet me siguri të lartë nga shteti zviceran. Sidomos hyrja në Hotel “Intercontinental” ka një super mbrojtje.

Temat: