19:50 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Siguria e rrjeteve sociale të Barcelonës sikur mbrojtja e tyre, hakohet prapë

Barcelona siguroi një fitore të vështirë ndaj Getafes sot me rezultat 2:1, falë golave të Griezmann dhe Sergi Robertos.

Por, një ngjarje tjetër interesante ndodhi në faqen e tyre në Twitter.

Ajo u hakua për herë të dytë nga grupi “Our Mine”, grup ky që kishte hakuar edhe llogarinë e Marc Zuckerberg, transmeton Indeksonline.

Madje, ky grup hakerësh ironizuan keq me sistemin e sigurisë së Barcelonës.

“Përshëndetje, ne jemi “OurMine”. Kjo është hera e dytë, sistemi i sigurisë është më i mirë, por jo më i miri. Për ta përmirësuar sigurinë e llogarisë tuaj na kontaktoni” – ishte postimi i tyre që vijon me emailat e tyre.

Ata madje paralajmëruan edhe rikthimin e Neymarit për të bërë shaka dhe konfuzuar njerëzit./Indeksonline/