17:54 / E Mërkurë, 03 Janar 2024 / S Z

Siguria në trafik, për 24 orë konfiskohen 76 patentë shofer

Policia e Kosovës sipas planifikimeve ka realizuar patrullime parandaluese, por edhe Pika të Kontrollit për Automjete në trafikun rrugor në funksion të shtimit të masave për rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë 24 orëve të kaluara nga zyrtarë policorë janë kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat në trafik.

Janë realizuar 547 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 76 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi per shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore”, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës..