20:50 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Silva shpëton “fytyrën” e Manchester Cityt

Manchester City ka shënuar fitore kundër Hoffenheimit me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët kaluan shumë shpejtë në epërsi që në minutën e parë me golin e Belfodil, shkruan indeksonline.

Shtatë minuta më vonë Aguerro barazoi rezultatin në 1-1.

Golin e fitores për Cityn e shënoi David Silva tre minuta pa përfunduar ndeshja.

Me ketë fitore skuadra e Guardiolës është në pozitën e dytë ne tri pikë aq sa ka Lyon me një ndeshje më pak ndërsa Hoffenheim mbetët në kuotën e një pikëve. /IndeksOnline/