18:21 / E Premte, 09 Qershor 2023 / Gj. Sh

Silvio Berlusconi shtrihet në spital, kjo është gjendja shëndetësore e tij

Presidenti aktual i klubit futbollistik Monza, Silvio Berluscoini është shtruar në spital.

Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-presidenti i Milanit, është shtruar në spitalin “Raffaele”, në qytetin e Milanos, shkruan IndeksOnline.

86-vjeçari do të kaloj natën në spital ku do të kryej disa kontrolle pasi të planifikuara në lidhje me patologjinë e njohur hematologjike.

Burlusconi gjate muajit prill ishte për 45 ditë në kujdes intenziv pas një infeksioni në mushkëri, ku ishte liruar me 19 maj.

Mjekët, Alberto Zangrillo dhe Fabio Ciceri, ditën e sotme kanë lëshuar një deklartaë rreth gjendjes shëndetësore të Berlusconit.

“Presidenti Silvio Berlusconi ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin San Raffaele për kryerjen e kontrolleve të planifikuara në lidhje me patologjinë e njohur hematologjike” . Vendimi për të çuar kontrollet sot “i përgjigjet kritereve klinike të praktikës normale në mjekësi dhe nuk lidhet me ndonjë kritikë apo alarm”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/