08:10 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Simeone e lavdëroi Valverden për ndërhyrjen dhe kartonin e kuq

Frederico Valverde ishte më meritori që Real Madrid ka një kup më shumë në sirtarin e tyre.

Ai bëri një ndërhyrje ndaj Moratës që po shkonte i vetëm drejt golit dhe u ndëshkua me të kuq, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes, trajneri Diego Simeone tregon se i kishte thënë se bëri lëvizje të bukur dhe të duhur në atë rast.

“Ishte lëvizja më e bukur! I thashë se çdokush do ta kishte bërë. E nisëm mirë, por më pas Reali u rrit. Valverde bëri lëvizjen e duhur, na hoqi mundësinë e golit”, tha Simeone pas ndeshjes.

Valverde u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. /IndeksOnline/