08:24 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Simeone e lë Costan në shtëpi, kjo është arsyeja

Sulmuesi spanjoll nuk ka udhëtuar në Londër, pasi klubi i tij i tanishëm do të takohet me ish-skuadrën.

Diego Simeone ka vendosur ta lë në shtëpi Diego Costan, kur Atletico Madrid do të takohet me Chelsean në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Costa u largua nga Chelsea në shtator pas një përplasjeje me trajnerin italian, Antonio Conte.

Ai u kthye në Atletico, por nuk ka të drejtë loje deri në mini-afatin e janarit.

I pyetur se pse 29-vjeçari nuk kishte udhëtuar në Londër, Simeone u përgjigj: Unë jam trajneri, unë marr vendimet për të mirën e klubit. Mendoj se nuk duhet të flasim shumë për këtë, më e rëndësishme është ndeshja”, ka thënë menaxheri i Atletit.

Ndeshja mes Chelseat dhe Atletico Madrid, zhvillohet sonte nga ora 20 e 45./IndeksOnline/