23:23 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / Blerim

Simeone flet para ndeshjes me Realin në La Liga

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone vendosi të flas për ndeshjen me Realin që zhvillohet këtë fundjavë në kuadër të xhiros së 13’të në La Liga.

Real Madrid qëndron në pozitën e katërt me 20 pikë gjithsej, ndërsa atletico aktualisht ka 26 pikë.

Më parë trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, shprehu admirimin e tij për Diego Simeonen.

Në konferencën për shyp para ndeshjes, Diego Simeone, u pyet për rivalitetin me Realin.

‘Real Madrid ka shumë vjet që është në nivelin më të lartë, kjo gjë të bën t’i admirosh ata si rival. Tani pavarësisht se kanë lojtarë më të vjetër në moshë, 33, 34 dhe 35 vjeçar dhe ende janë në nivel të lartë të konkurojnë me lojtarët e rin’, tha ai.

‘Ne do të vazhdojmë rrugën tonë, do të mundohemi ta luajmë lojën si duam ne dhe ti ndëshkojmë ata. Jam i sigurtë që do të jetë një ndeshje e mirë’, tha ‘El Cholo’

‘Ai (Zidane) transmeton vetbesim tek lojtarët, ka qenë i tillë edhe si futbollist gjithashtu edhe si trajner tani’, përfundoi Diego Simeone