12:43 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Simeone më në fund flet për Dybalan, këto janë fjalët e tij

Trajneri i Atletico Madrid,  Diego Simeone iu ka dhënë fund tahsethëmeve të fundit lidhur me sulmuesin e Juventusit Paulo Dybala.

Simeone dhe Dybala u vunë re në të njëjtin restorant në Madrid javën e kaluar dhe kjo shkaktoi raporte të cilat pretendonin se klubi spanjoll kishte rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me Juven për sulmuesin argjentinas.

Megjithatë, bosi i Atletit thotë se nuk ka të vërtetë në spekulime të tilla dhe këmbëngul se ai sapo kishte një takim të rastit me argjentinasin.

“Më vjen keq të shihja të gjitha llojet e dezinformatave të shkaktuara nga kjo. Kaluam afër njëri-tjetrit në një restorant. Unë po haja vetëm dhe ai ishte me dy miq”, tha ai në një konferencë shtypi.

“Unë i thashë atij se ai ishte një lojtar i shkëlqyer dhe kjo është lartësia e tij. Ka njerëz nga mediat që bëjnë një punë të shkëlqyeshme dhe të tjerë që nuk arrijnë ta bëjnë këtë. Bota ka nevojë për informata konstante të reja dhe unë jam i lumtur kur shoh gjërat që raportohen siç duhet”, tha Simeone. /IndeksOnline/

 

Temat: