08:35 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Simeone: Nuk më intereson El Clasico, e kam vëmendjen tek kjo ndeshje

Diego Simeone ka thënë nuk e ka vëmendjen aspak tek El Clasico e sotme.

Trajneri argjentinas do të jetë i përqëndruar tek një ndeshje tjetër e La Ligas. “Nuk e kam vëmendjen aspak tek El Clasico.

Këtë javë më shumë më intereson rezultati në ndeshjen Valencia-Villareal. Humbëm pikë ndaj Espanyolit në një ndeshje të vështirë dhe tani duhet të shikojmë interesin në ndeshjet tjera.

Shpresojmë që në pjesën e dytë të sezonit do të kemi më shumë suksese” ka thënë Simeone. /Indeksonline/