Simeone uron Arsenalin por ka disa kritika ndaj gjyqtarëve
Diego Simeone ka folur pasi skuadra e tij, Atletiko Madrid nuk arriti në finale të Champions League.
Atletiko u ndal në gjysmëfinale, pasi sonte u mposht 1-0 nga Arsenali, duke u eliminuar në gjysmëfinale, me rezultat të përgjithshëm, 2-1, shkruan IndeksOnline.
Tekniku spanjoll e uroi Arsenalin për kalimin në finale, duke vlerësuar lartë punën që ka bërë homologu i tij, Mikel Arteta.
”Urime Arsenalit, e meritojnë pasi kanë luftuar për vite me radhë për të arritur në finale. Mikel Arteta bëri një punë të jashtëzakonshme deri më tani, kështu që jam i lumtur për ta.”’, deklaroi Simeone pas ndeshjes.
Ai po ashtu komentoi edhe disa vendime të gjyqtarëve, duke pretenduar të një penallti ndaj Antonie Griezman.
”Nuk ka kuptim të flasim për atë penallti të qartë ndaj Griezmann. Nuk ka kuptim të flasim për këtë tani. Ndonjëherë vendimet e gjyqtarëve mund të jenë të mira për ne, ndonjëherë jo. Sonte, ne ishim të pafat.
Ne garuam në një nivel të jashtëzakonshëm kundër një skuadre me fuqi financiare shumë më të fortë se ne. Faleminderit të gjithëve. Duhet t’i pranojmë dhe t’i falënderojmë këta lojtarë për atë që bënë.”, tha ndër të tjera Diego Simeone./IndeksOnline/

