09:41 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Simpatia e Driton Kukës për këtë politikan kosovar

Kushtet dhe salla në të cilën ka punuar kampionja olimpike Majlinda Kelmendi, nuk kanë qenë të nivelit që i nevojitet një sportisteje të nivelit botëror.

Megjithatë pas ndihmës së kryministrit Ramush Haradinaj, salla ku ushtron Majlinda dhe xhudistët tjerë të klubit Ippon ka marrë një pamje tjetër.

Trajneri Driton Kuka ka postuar një video të sallës së renovuar duke thurur lëvdata për Haradinajn.

“Kryeministër që mban fjalën!
Salla po merr formë dhe kushte të dinjitetshme për stërvitje.
Premtoj që do na përkrah drejt renovimit të salles dhe kjo ndodhi,jemi mirënjohës Kryeministër Haradinaj!
Kërkuam renovim në mungesë të nisjes së ndërtimit te Qendres Nacionale.
Lider të fjalës i duhen Kosoves”, shkruan Kuka.