08:44 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Simptomat dhe rreziqet e sëmundjes së stenozës spinale

Stenoza spinale paraqet ngushtim të shtyllës kurrizore. Ky ngushtim bën presion në palcën kurrizore dhe nervat dhe mund të shkaktojë dhimbje.

Stenoza spinale më shpesh paraqitet mbi moshën 50 vjeçare. Njerëzit e rinj të cilët janë lindur me kanal të ngushtuar të shtyllës kurrizore ose të cilët e kanë lënduar këtë pjesë po ashtu mund të preken nga stenoza spinale.

Mosha – Ndryshimet të cilat ndodhin në shpinë si pasojë e plakjes janë shkaktarët më të shpeshtë të stenozës spinale. Me kalimin e moshës te njerëzit, indi që mbështjell dhe mban shtyllën kurrizore mund të bëhet më i trashë dhe më i fortë.
Eshtrat dhe nyjat mund të bëhen më të mëdha – Sipërfaqet e kockave mund të fryhen (këto quhen zgjatime të eshtrave).

Artriti – Në disa raste të artirit përkeqësimi i sëmundjes që ndodh me kalimin e kohës mund të shkaktojë edhe stenozën spinale.

Dy format e artritit të cilët mund të prekin shtyllën kurrizore janë: osteoartriti dhe artriti reumatoid.
– Osteoartriti: – Është forma më e shpeshtë e artritit, dhe prek njerëzit e moshës së mesme, nuk largohet, mund të prekë shumë nyja të organizmit, largon indin kërcor i cili mbron nyjat dhe i mban ato të rrëshqitshme (lejon kockat të lëvizin lirshëm), shkakton zgjatime të eshtrave dhe probleme me nyjat.
– Artriti reumatoid: – Prek më shumë njerëz në moshë më të re krahasuar me osteoartritin, bën që indi i butë në nyja të shtrihet dhe të prekë organet dhe sistemet e brendshme, nuk është shkaktar i shpeshtë i stenozës spinale, mund të shkaktojë dëme të rënda, veçanërisht në nyja.

Probleme të trashëguara: – Disa njerëz lindin me probleme të cilat shkaktojnë stenozën spinale.
Edhe shumë sëmundje të tjera mund të jenë shkaktare të paraqitjes së stenozës spinale. Të tilla janë:
– Tumoret në shpinë
– Lëndimet
– Sëmundja e Paget 
– Sasia e lartë e fluorit në trup
– Depozitimi i kalciumit në ligamente të cilat lidhin shtyllën kurrizore.