07:23 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Simptomat e para që paralajmërojnë praninë e fibromiomave në mitrën e femrës

Fibromiomat janë të shpeshta tek gratë mbi 35 vjeç dhe rralle janë malinje apo kanceroze. Miomat që rriten nën sipërfaqen e jashtme të mitrës mund të ndihen si gunga gjatë ekzaminimit të murit të mitrës. Ndërsa miomat që rriten në brendësin e mitrës janë më vështire të ndihen gjate këtij ekzaminimi sipas dr. Kozeta Mustafaraj.

Simptomat e para që paralajmërojnë praninë e këtyre masave:

• Anemia, apo ulje e numrit te rruazave te kuqe si pasoje e hemoragjive te zgjatura dhe ne sasi te madhe
• Hemorragjive ndër menstrualë
• Dhimbje gjate aktit seksual
• Urinim i shpeshtë i shkaktuar nga presioni që i bën tumori fshikëzës së urinës
• Menstruacione ne sasi te madhe dhe te zgjature ne kohe
• Dhimbje apo presion ne pjesën e poshtme të barkut apo dhimbje mesi
• Cikle menstrualë të dhimbshëm
Cilat janë pasojat?
• Prania e Fibromiomave mund të bëjë më të vështire konceptimin e një fëmije
• Gjate shtatzënisë mund të shkaktojnë dështime apo vështirësi në lindje
• Fibromioma mund të përdridhet dhe të kërkoje ndërhyrjen kirurgjikale
• Fibroimiomat nuk janë ngjitëse
• Fibromioma mund të përbej risk për fetusin gjate shtatzënisë.