15:35 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Simptomat fizike që tregojnë se jeni nën presionin e stresit

Ekzistojnë disa simptoma fizike që mund të ndihmojnë në identifikimin e një personi të stresuar, sipas një eksperti të dietës dhe dijes.

Charlotte Watts, beson se ushqimi luan një rol vendimtare në mënyrën se si trupi reagon ndaj stresit, transmeton Indeksonline.

Sipas Watts, simptomat e stresit shpesh mund të lidhen me mangësitë e vitaminave dhe mineraleve.

Pika të bardha në thonj, kapsllëk dhe diarre, gjakderdhje nga mishrat, pika të ngritura në gjymtyrë, infeksionet e fytit dhe gjoksit, janë disa prej shenjave që bëjnë të ditur këtë./Indeksonline/