14:45 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Sinan Hoxha i gëzohet vendimit për mbajtjen e dasmave në Shqipëri

Për shkak të pandemisë ishin shqyrtuar mundësitë që dasmat e parapara të mbahen këtë vit të anulohen.

Por, Shqipëria së fundi dha dritën jeshile, duke vendosur që nga data 23 qershor ato t’i lejojë t’i mbajë duke u respektuar masat e vendosura nga Qeveria.

Këtij lajmi i janë gëzuar artistët, mes tyre ishte këngëtari Sinan Hoxha, i cili përmes një postimi u shpreh i lumtur për njoftimin që mori.