11:49 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Sinani shumë afër marrëveshjes me skuadrën e Premierligës

Danel Sinani do të luajë në Angli sezonin e ardhshëm sipas asaj që raporton gazeta sport.

Futbollisti i Vitit në Luksemburg tashmë ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me skuadrën angleze, Norwich City.

Sinani, deri më tani ishte pjesë e skuadrës nga Luksemburgu, F91 Dudelange, ish kundërshtari i Dritës së Gjilanit në Evropë dy vite më parë.

22 vjeçari, po synon ta mbyll edicionin te F91, dhe më pas të fillojë aviturën e re te skuadra e Premierligës.

Sinani, është me prejardhje nga Kosova, më saktë prindërit e tij janë të lindur këtu, kurse luan për Kombëtaren e Luksemburgut.