09:43 / E Diele, 19 Janar 2020

Sinboy dhe Rina kërcejnë me këngën “Oj Lulije”

Këngëtarja shqiptare Rina Balaj tashmë është rikthyer, për të qenë mjaft aktive nëpër rrjetet sociale dhe në projektet e reja muzikore.

Pas një pauze që pati nga paraqitjet e saj ajo tashmë është rikthyer, madje me disa të reja rreth jetës së saj private.

Bashkëpunimi i suksesshëm që pati me reperin Sinboy, duket se ka rezultuar me një lidhje në mes dyshes.

Madje ata nuk hezitojnë të paraqiten publikisht së bashku, njejtë kanë edhe së fundmi ku janë shfaqur në një klub nate duke shijuar në maksimum atmosferën që po krijohej me këngën “Oj Lulije”.

Madje ‘Sinboy’ dukej tejet ‘happy’ nën ritmet e kësaj kënge. /Indeksonline/