09:02 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Sindikalistët e Trepçës kërënojnë me greva

Kryesindikalisti Shyqyri Sadiku nuk përjashton grevat e punëtorëve të Trepçës nëse gjendja financiare nuk përmirësohet, ndërsa drejtori menaxhues i kombinatit, Basri Ibrahimi thekson se bojkoti dhe grevat nuk çojnë askund.

Punëtorët e Trepçës kanë marrë pagat e qershorit me 20 ditë vonesë, ndonëse në muajt e fundit ata asnjëherë nuk i kanë marrë pagat me rregull. Rreth 15 ditë është dashur të pritet që të shitet një sasi e koncentratit sa për t’i siguruar pagat për muajin qershor dhe kjo gjendje duket se do të zgjasë edhe për një kohë, pasi që punët në gjigantin ekonomik kosovar ende nuk janë vendosur në binarë.

Shumëkush në Trepçë kishte besuar se me emërimin e drejtorit menaxhues (deri më tani kombinati është menaxhuar me ushtrues detyre të drejtorit) gjendja do të përmirësohet, sidomos ajo financiare.