14:04 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sindikalistët nuk protestuan sot për rrymë, e kanë lënë për 1 Maj

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është mbledhur sot për të kundërshtuar ngritjen e çmimit të rrymës.

Në ndërkohë pas një ore të mbajtjes së kësaj konference në kryeqytet është mbajtur një protestë nga qytetarët por që këta nuk kanë qenë të gatshëm që t’i bashkohen kësaj proteste.

BSPK këta e kanë lënë që të protestojnë për 1 Maj.

Kryetari i BSPK-së Avni Ajdini tha se ajo çka ka ndodhë me shtrenjtimin e rrymës si dhe pagesën që qytetarët kanë paguar për faturat e harxhuara të qytetarëve të katër komunave serbe për shumë vjet.

Ajdini nga zyra e tij ‘kërcënoi’ se për këtë diskriminim por edhe për shumë çështje tjera do të protestojnë pikërisht në ditën e punëtorëve.

“Ky trend duhet të ndërpritet sepse nuk mund të durojmë më edhe ne. Ua  bëj me dije nga ky vend se më 1 Maj do të ketë protesta pikërisht për këtë diskriminim. Duhet të organizojmë protesta me kërkesat për gjërat elementare. Nuk kërkojmë çka nuk mundemi por diskriminimi nuk durohet”, tha Ajdini.

Temat: