20:22 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sindikata e BIK-ut paralajmëron masa kundër mandatit të katërt me radhë të Myftiut Tërnava

Sindikata e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë lëshuar një deklaratë për opinionin lidhur me zgjedhjet e radhës të Kryesisë së BIK-ut për mandatin qeverisës 2018-2023.

Sipas njoftimit të sindikatës, myftiu, Naim Tërnava po pretendon t’a vazhdojë mandatin për herë të katërt. Sipas tyre, mbi bazën e shkeljes së kushtetutës- statutit të brendshëm të cilën e kishte ndryshuar padrejtësisht pas mandatit të dytë të tij në vitin 2013, duke organizuar edhe puç ndaj kryetarit të Kuvendit, shkruan Indeksonline.

Më tutje, në reagimin e sindikatës së BI-së thuhet se nuk do të heqin dorë nga ngritja e zërit në këtë drejtim derisa në këtë institucion të ketë rend, rregulla dhe transparencë të barabartë për të gjithë.

“Ashtu siç të ashtuquajturat zgjedhje BIK-së të vitit 2013 Sinidikata i kishte shpallur jolegjitime, edhe këtë herë këto të quajtura zgjedhje për mandatin 2018-2023 i shpall jo legjitime dhe jo transparente sepse edhe tani këtë herë ato po zhvillohen mbi aktin e shkeljes e statutit- kushtetutes së BIK-së si dhe mbi kriteret e vjetra të trashëguara nga sistemi monist.

Prandaj si organizim sindikal apelojmë tek besimtarët tanë , imamët , e ne veçanti tek antarët e këshillave në nivele lokale, si dhe tek kryetarët e këshillave të BIK-së , që të përkrahin iniciativën e reformave administrativo juridike në institucionin tonë”, thuhet ndër të tjerash në deklaratën e Sindikatës së BIK-ut.

Më poshtë gjejeni të plotë deklaratën e Sindikatës së BIK-ut:

SINDIKATA E BIK-ut,

DEKLARATË PËR OPINION – LIDHJE ME AVAZIN E NJËJTË TË KRYESISË SË BIK-së MBI ZGJEDHJET E RADHËS

Nga tereni vinë lajme se edhe në këto të ashtuquajtura “zgjedhje” të BIK -së është mbyllur dera e kandidimit të ndonjë personi tjetër përveç të vetquajturit dhe të vet emëruarit myftiut aktual. Mandatin e tij të katërt ky “myfti” pretendon t’a vazhdojë edhe këtë herë ashtu si edhe herën e kaluar, mbi bazën e shkeljes së kushtetutës-statutit të brendshëm të cilën e kishte ndryshuar padrejtësisht pas mandatit të dytë të tij në vitin 2013, duke organizuar edhe puç ndaj kryetarit të kuvendit.

Si rrjedhojë e gjithë kësaj, Sindikata e BI lutë dhe kërkon nga kjo strukturë e instaluar udhëheqëse e BIK-së që të hap derën e krijimit të një kryesie teknike, të përbërë nga një pjesë e gjerë e akterëve dhe punonjësve të BIK-së, deri në krijimin e rregullave dhe kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve normale dhe transparente brenda këtij institucioni, të cilat i kanë munguar një kohë të gjatë.

Sindikata, edhe para vitit 2013 ka kërkuar publikisht që ne të riorganizohemi si institucion në të mirën dhe për të mirën e të gjithëve, mirëpo kërkesat e saj, as atëherë e as më vonë nuk janë marr në konsideratë, përkundrazi avazi i vjetër i të njëjtit lidership vetëm sa është thelluar.

Sindikata e BI-së nuk do të hjek dorë nga ngritja e zërit në këtë drejtim derisa në këtë institucion të ketë rend, rregulla dhe transparencë të barabartë për të gjithë.

Ashtu siç të ashtuquajturat zgjedhje BIK-së të vitit 2013 Sinidikata i kishte shpallur jolegjitime, edhe këtë herë këto të quajtura zgjedhje për mandatin 2018-2023 i shpall jo legjitime dhe jo transparente sepse edhe tani këtë herë ato po zhvillohen mbi aktin e shkeljes e statutit- kushtetutes së BIK-së si dhe mbi kriteret e vjetra të trashiguara nga sistemi monist.

Prandaj si organizim sindikal apelojmë tek besimtarët tanë , imamët , e ne veçanti tek antarët e këshillave në nivele lokale, si dhe tek kryetarët e këshillave të BIK-së , që të perkrahin iniciativën e reformave administrativo juridike në institucionin tonë. Është momenti i fundit tu themi mjaft degradimeve dhe keqpërdorimeve në emër të fesë dhe institucionit të BIK-së nga ky grup i vogël i cili dekada me radhë i shfrytëzoi këto pozita, kryesisht per privilegje dhe interesa personale . Është përgjegjësi e juaja direkt historike nëse lejoni me vazhdimin e këtyre “zgjedhjeve ” të cilat padyshim se do të jenë në dëm të fesë në rend të parë dhe vendit dhe shoqërisë./Indeksonline/