16:39 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sindikata e Infermierëve drejtojnë kërkesat e tyre edhe një herë

Shoqatat e profesionistëve shëndetësor, Oda e Infermierëve të Kosovës, BSLSHK, në bashkëpunim me Sindikatën e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, në takimin e zhvilluar me datë 22/09/2020, morën vendim që kërkesat e komuniteteve respektive të drejtohen edhe një herë tek institucionet relevante si përpjekje e fundit për të tejkaluar situatën në të cilën aktualisht gjenden këto komunitete, me qëllim që t’i ipet edhe një mundësi dialogut social edhe pse njëanshëm, duke pas parasysh që thirrjeve edhe përmes protestave për reflektim, deri më sot nuk i’u janë përgjigjur asnjë nga institucionet.

Kujtojmë që kërkesat e komunitetit infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor janë legiitime dhe lehtë të realizueshme, të merituara duke u bazuar në punën, angazhimin dhe sakrificën e komunteteve respektive.

Andaj, njëzëri edhe një herë kërkojmë :

1. Koeficientin e pagave 3.2, me procedim të menjëhershëm të Ligjit të Pagave në Kuvendin e Kosovës,
2. Rritjen e pagesës së punës gjatë ndërrimeve të natës prej 18€ në 36€ ( 100% ),
3. Pagesën e rrezikshmërisë në punë,
4. Pagesën e punës gjatë fundjavës ( vikendeve ),
5. Pagesën e orëve shtesë

Shoqatat e profesionistëve shëndetësor, Oda e Infermierëve të Kosovës dhe BSLSHK, do të përkrahin veprimet sindikale të Sindikatës së Infermierëve në rast se Qeveria e Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK/QKUK zgjedhin injorimin e mëtejmë të kërkesave të komunitetit infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor, me ç’rast barra dhe përgjegjësia e pasojave të masave eventuale sindikale do bie pikërisht mbi këto institucione.