15:30 / E Hënë, 18 Maj 2020 / indeksADMonline

Sindikata e Infermierëve letër MSH-së e Kurtit: Pandemia na ndaloi të mos e bojkotojmë punën!

Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, nëpërmjet një letre të hapur u është drejtuar institucioneve relevante të vendit.

Letra, saktësisht, u adresohet institucioneve si ShSKUK, Ministria e Shëndetësisë, si dhe vet kryeministrit.

Pas angazhimit të tyre përgjatë këtyre muajve, ky komunitet, po kërkon vëmendje të shtuar institucionale, duke bërë thirrje që t’i vlerësohet puna dhe mundi.

Ja letra e plotë:

LETËR E HAPUR NGA SINDIKATA E INFERMIERËVE, MAMIVE DHE PROFESIONISTËVE TJERË SHËNDETËSORË TË KOSOVËS Për të gjitha organet relevanti që nga SHSKUK, MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KRYEMINISTRIT

INFERMIERËT KOSOVAR E DËSHMUAN ANGAZHIMIN DHE PROFESIONALIZMIN E TYRE, SI GJITHMONË DUKE MOS E KURSYER AS JETËN. NË KËTË PANDEMI DOLI SI KURR MË PARË E BASHKUAR, UNIKE PËR TA LUFTUAR KËTË VIRUS TË PANJOHUR! TASH KA MBETË TË VLERSOJNË INSTITUCIONET E SHTETIT KËTË KOMUNITET, PRA INFERMIERËT SI DUHET DHE TË REANGOHET ATY KU E MERITOJNË.

Ne si organe të Sindikatës së Infermierëve, ka afër 3 muaj që kemi marr vendime si kryesi e Sindikatës, për të bërë veprimet tona sindikale ashtu siç na lejon edhe ligji mbi organizimin sindikal. Fillimishte me protesta, greva e deri te veprimet më të rënda, që rrallë herë bëhen, pra BOJKOT TOTAL I PUNËS SË INFERMIERËVE, MAMIVE DHE PROFESIONISTËVE TJERË SHËNDETËSOR deri në realizimin e të gjitha kërkesave legjitime të këtij komuniteti, pasi që tani më janë shterrë të gjitha mundësitë për dialog social. PANDEMI E SHPALLUR NGA OBSH, COVID-19-të, na ka tërhequr nga këto vendime, vetëm për të mos dalur që ne po e shfrytëzojmë këtë situatë! Prandaj shumë shpjetë do të i bëjmë publike kërkesat tona drejtuar të gjitha institucioneve releveante të këtij sektori e deri te Kryeministri në detyrë i qeverisë së Republikës së Kosovës!