17:12 / E Mërkurë, 04 Prill 2018 / indeksADMonline

Sindikata e ushtrisë serbe pati porosi për veshjen e zezë të Vulin-it, por veshja ishte me mbrojtëse!

Ditë më parë Sindikata e ushtrisë serbe ka pasur një porosi për ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

“Uniforma e zezë është për “Counter strike”, nëse veshë uniformë, veshe uniformën e ushtrisë!”, thuhej në porosi.

Sindikata e ushtrisë serbe i ka dërguar një letër të hapur ministrit serb të mbrojtjes Aleksandar Vulin në të cilën apelon që të mos mbajë më uniformën e zezë me prejardhje të panjohur kur i viziton njësitet ushtarake sepse me të e turpëron uniformën serbe.

Ndërkohë sot Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar se ministri serb Vulin nuk vesh një uniformë të zezë, por ka veshje mbrojtëse dhe teknike, që sipas tyre nuk është në kundërshtim me ligjin.

Ministria ka dërguar një shpjegim ku thuhet se rrobat e zeza që shpesh mbart Ministri Vulin nuk është shkelje e Ligjit për Ushtrinë.

“Në ushtrimet ushtarake në Livadhet e Pasulit” u vërejt se përsëri e kishit veshur një uniformë të zezë, me prejardhje dhe qëllim të panjohur, të cilën ushtria serbe e as ligjet e këtij vendi nuk e njohin. Aman, mjaftë e turpëruat uniformën serbe!”, ishte shkruar ndër të tjera në kumtesë./Indeksonline/