18:09 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Sinjale pozitive nga Real Madrid , fitore bindëse në ‘Mestalla’

Real Madrid së bashku me yllin Cristiano Ronaldo, duket që kanë filluar të japin disa sinjale pozitive.

Pas fitores bindëse me rezultat 7-1 ndaj La Corunas, madrilenët kanë mposhtur Valencian në Mestala me rezultat 1-4, transmeton Indeksonline.

Mysafirët ishin të parët të cilët kaluan në epërsi me golin e Ronaldos nga pika e bardhë.

Po i njejti dyfishoi rezultatin, përsëri nga ana e penaltisë.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 0-2.

Me të filluar pjesa e dytë, pas 10 minutave lojë, Valencia ngushtoi epërsinë e madrilenëve me golin e Mina.

Por vendasit nuk mundën më shumë se kaq. Marcelo thelloi epërsinë për 1-3 në minutën e 84-të. Ndërsa Kroos heqi gjitha dyshimet e fitores së Realit me golin e tij në minutën e 89-të. /IndeksOnline/