21:22 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sipas Haki Abazit këto pozita merr Lista Serbe në qeverinë Hoti

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dhënë arsyet që sipas tij s’po publikohet marrëveshja e Listës Serbe.

Ky është postimi i plotë i tij:

Marrevëveshja e negociuar mes Djuric dhe Abrashi të LDK që nuk po publikohet, ja pse, Lista Srpska merr:

Zëvendëskryeministrin
Zëvendesdrejtorin e AKI
Zëvendëskomandën e FSK
Zëvendësambasadorin e Kosovës në SHBA
Veto të drejtën për vendim- marrje në FSK, AKI, Diplomaci dhe Polici
Zëvendësministër të Ekonomisë me veto në shitjen e aseteve
Zv. Minstër në Arsim
Zv. Minister në Shëndetësi