09:57 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sipas MARCA-s, Arsenal është klubi i dytë më i famshëm në botë

E përditshmja spanjolle Marca ka bërë një anketë, për të gjetur klubin më të famshëm në botë, gjegjësisht klubin me më së shumti adhurues në vende të ndryshme.Përderisa në Evropë, rezultatet janë të pritshme, në sensin që klubet si Anderlecht (Belgjikë), Benfica (Portugali), Legia (Poloni) janë të famshmet në vendet e tyre, ka klubet ë të famshme globale që janë më të përkrahura sesa ato lokale, posaçërisht në shtetet jashtë Evropës.

Jashtë Evropës kuptohet që dominojnë ekipet e ligës spanjolle dhe angleze, madje Insporti hasë në fenomene interesante të tipit Chelsea është me i famshmi në Mongoli, kurse jo në Rusi, prej nga vjen pronari i klubit.Sipas Marcas, ekipi më i famshëm në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit në përgjithësi është Real Madridi dhe ky ekip është njëkohësisht më i famshmi në Evropë.Reali është brend global, kurse klubi i dytë më i famshëm është Arsenali, që ka shumë përkrahës në Australi dhe në Afrikën lindore, pastaj Manchester United, që po ashtu ka shtrirje globale, kurse Flamengo (Brazil) dhe River Plate (Argjentinë), janë liderë në vendet e tyre, para klubeve të mëdha të huaja, transmeton Insporti, bazuar në hulumtimin e Marcas.

Temat: