19:41 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Sipas RTK-së, ky është fituesi i Prishtinës

Në Exit Pollin që është realizuar për Radio Televisionin e Kosovës, Prishtinën do të udhëheq për katër vitet e ardhshme Shpend Ahmeti i VV-së me 54.68 për qind.

Sipas këtij Exit Polli Arban Abrashi ka fituar 45.31 për qind.

Analisti Fisnik Halimi tha se në Exit Poll e realizuar  për Prishtinën, kanë marrë pjesë mbi 10 mijë persona në intervistë.

“Kemi dashur të realizojmë Exit Pol në 19 komuna të Kosovës, por për arsye ende të panjohura nuk kemi mundur të realizojmë”, tha ai.