09:58 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sipas shkencës, kjo është femra më e bukur në botë

Shkencëtarët që përcaktojnë gruan më të bukur në planet sipas “Raportit të artë të standardeve të bukurisë”, kanë zgjedhur fytyrën e modeles së Victoria’s Secret si atë që i afrohet më së shumti përsosmërisë.

Supermodelja Bella Hadid është gruaja më e bukur në botë. Të paktën, kjo është ajo që thotë matematika greke.

Shkencëtarët përcaktojnë gruaja më e bukur në planet sipas “Raportit të artë të standardeve të bukurisë ” kanë zgjedhur fytyrën e modelse së Victoria-s si ai që vjen më afër përsosmërisë, tranmseton Indeksonline.

“Raporti i artë i bukurisë Phi” përcakton bukurinë në përputhje me llogaritjet klasike greke. Matjet e përmasave të fytyrës bëhen sipas standardeve që studiuan grekët, ndërsa përpiqeshin të përcaktonin bukurinë me formula shkencore.

Sipas matjeve të “Raportit të artë…”, 23-vjeçarja Bella ka një fytyrë që është 94,35 për qind e përsosur.

Gjithashtu, duke ndjekur parametrat e “Raportit të artë i bukurisë Phi”, diva e pop-it Beyoncé përfundoi në vendin e dytë. Ajo ka një fytyrë që është 92,44 për qind e përsosur.

Aktorja Amber Heard është në vendin e tretë me një raport 91,885 për qind ndërsa ylli i popit Ariana Grande është në vendin e katërt me 91.81 për qind.

Matjet u kryen nga dr Julian de Silva, një kirurg i shquar i kozmetikës së fytyrës në rrugën e famshme të “Harleyt”, në Londër.

“Bella Hadid ishte fituesja e qartë kur të gjithë elementët e fytyrës u matën për përsosmëri fizike. Ajo kishte leximin e përgjithshëm më të lartë për mjekrën e saj e cila, me një rezultat prej 99.7 për qind, është vetëm 0.3 për qind larg nga të qenit forma e përsosur “, tha dr Julian për Daily Mailin.

Ndryshe, në fillim të kësaj jave, Bella nxiti thashethemet për ribashkimin me ish-këngëtaren e saj The Weeknd, pasi ai mori pjesë në ditëlindjen e saj javën e kaluar, në New York./Indeksonline/