23:29 / E Martë, 21 Shtator 2021 / AR

Sipas TikTok-ut e kemi përdor gabim briskun gjithë kohës!

Nuk numërohen herët kur TikTok na ka shokuar me zbulimet e tij të mëdha, sidomos kur vjen puna tek hilet e bukurisë apo gjërave që i bëjmë çdo ditë.

E kishit menduar ndonjëherë që jeni depiluar gjithë kohës gabim? Ose më saktë, kur hiqni këmbët me brisk nuk e bëni siç duhet bërë! 

Sipas TikTok-ut e kemi përdor gabim briskun gjithë kohës!

Do thoni ju pse? Në TikTok qarkullon një video që tregon se ka një mënyrë më të mirë dhe më efektive për t’u depiluar me brisk. S’të acaron lëkurën, nuk lë asnjë qime dhe rezultati është më i shpejtë.

Pra siç e vutë re, në vend që ta përdorni vetëm me një kalim bëni veprimin më lart. Mbajeni briskun gjatë gjithë kohës në kontakt me lëkurën duke bërë lëvizje poshtë-lart. Tingëllon çuditshëm, por më i çuditshëm është fakti që funksionon!

Burimi: Pop Sugar