19:30 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Siri, blinda amerikane e nxjerr nga rruga blinden ruse

Në një video të shpërndarë së fundmi në mediat sociale tregohen tensionet mes forcave ndërluftuese në armëpushim, teksa një mjet i blinduar amerikan provokon duke nxjerrë nga rruga blindat e patrullës ruse.

Pamjet u postuan nga një studiues kurd, i cili është mes aktivistëve humanitare në rajon. Incidenti raportohet se ndodhi në qytetin kufitar al-Qamishli ku janë regjistruar mjaft incidente të tjera mes forcave ruse e amerikane muajt e fundit. /IndeksOnline/